Një grua obese që peshon 200 kilogramë do të martohet së shpejti me burrin që e nxit të hajë deri në 10,000 kalori në ditë.
Jessica Wilson nga Pennsylvania në SHBA, është dashuruar me Eric Buddenhagen – një menaxher i shërbimit ndaj klientit që kërkon të gjejë një grua “super të shëndoshë për ta ushqyer”.
Kur u takuan për herë të parë në 2019, Jessica, 26 vjeçare, dhe Eric 34, hëngrën pica e luajtën ‘video game’ së bashku dhe ajo i tregoi se dëshironte të shtonte ende në peshë për të arritur objektivin e saj prej 250 kg.
Kështu që ata nisën sesione të rregullta “mbushjeje” ku Jessica me ndihmën e Eric merrte deri në 10,000 kalori në ditë.
Jessica thotë: “Ne u njohëm në një faqe interneti për njerëz që vetëm hanë. Po kërkoja vetëm dikë që pëlqen gratë e shëndosha por jo për një të fejuar. ishim më të interesuar të njihnim njëri-tjetrin sesa të ushqenim njëri-tjetrin. tashmë dy herë në javë kemi ditën e ‘mbushjes’ ku unë ha deru në 10 000 kalori në ditë”.
Top Channel