Një burrë ende i pa identifikuar është vrarë në Londër pasditen e sotme. Ai ishte i armatosur me një thikë të madhe dhe para se të qëllohej për vdekje nga policia, kishte plagosur me të disa persona në rrugë.

Ndërkohë kalimtarët e rastit kanë filmuar edhe momentin kur policë civil qëllojnë mbi terroristin duke e lënë të vdekur mbi trotuar.

Brenda pak sekondash zona mbushet me forca të shumta policie.  Ndryshe nga sulmet e tjera terroriste në Londër policia metropolitane dha informacion të shpejtë duke e cilësuar ngjarjen si akt terrorist. Kjo pasi në rrjetet sociale vetëm pak momente nga ekzekutimi agresorit nisi shpërndarja e videove nga vendngjarja.

Sakaq Sky news duke i referuar burimeve policore thotë se kjo ngjarje është me prapavijë terroriste frymëzuar nga Islami radikal.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel