NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
Momenti kur është ekzekutuar personi që po godiste qytetarët në zonën Streatham të Londër është fiksuar nga qytetarët.
Kjo foto tregon momentin kur një oficer policie i veshur civil përballë kësaj situate nuk heziton të hap zjarr përmes një arme tip pistoletë ndaj agresorit duke e lënë të vdekur në vend
.
Dëshmitarë okular kanë deklaruar se dëgjuan 3 të shtëna.
Deri më tani konfirmohet se dy persona janë plagosur nga ky sulm, ku njëri është në gjendje të rëndë.
Komentatorët e çështjeve të sigurisë thonë se ndryshe nga sulmet e tjera terroriste në Londër policia metropolitane dha informacion të shpejtë duke e cilësuar ngjarjen si akt terrorist.
Kjo pasi në rrjetet sociale vetëm pak momente nga ekzekutimi agresorit nisi shpërndarja e videove nga vendngjarja.
Mark White korrespondent i Sky News raportoi se për momentin është e paqartë nëse jeleku që mbante personi i ekzekutuar ishte i rremë si në ngjarjet e shkuara apo i vërtetë.
Top Channel