Qyteti historik kroat, Rijeka, shënoi fillimin e vitit të tij si kryeqytet evropian i kulturës për 2020, të shtunën, me një ceremoni hapjeje spektakolare.

Më shumë se 70 evente për të gjitha moshat dhe interesat janë zhvilluar duke kulmuar me një performancë të quajtur Opera insudtriale, që prezantonte trashëgiminë e qytetit.

Zyrtarët që kryesojnë komitetin kulturor për Rijekën, kryeqytet evropian të kulturës, thanë se eventet e programuara janë frymëzuar nga trashëgimia industriale e qytetit, emigracioni dhe deti.

Janë këto faktorë që përshkruajnë më së miri historinë dhe identitetin e Rijekës si një qytet të rrethuar nga uji e deti dhe që ka një pafundësi burimesh uji të pastër. Veç tyre, ai i përket punëtorëve duke qenë një qytet industrial. Nga opera tek arti, muzika dhe fotografia, programi ishte konceptuar për të tërhequr si turistët ashtu edhe banorët.

Top Channel