Përfundon mbledhja e LDK/ Mustafa: LVV nesër propozon kandidatin e LDK-së për kryeparlamentar

02/02/2020 13:41

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar anëtarët e Këshillit lidhur me arritjen e koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë në seancën e nesërme, LVV do të propozojë kandidatin e LDK-së, për pozitën e kryeparlamenatarit.

“LVV nesër propozon kandidatin e LDK-së, për kryeparlamentar, jem marrë vesh që çështja e presidentit të rregullohet mes liderëve, dhe këtë çështje e kemi tejkalu”, ka pohuar Mustafa.

Ai ka uruar që kjo qeverisje të jetë në interes të vendit në rend të parë, në interes të forcimit të institucioneve të Kosovës, dhe lëvizje në disa fusha që ata i kanë konsideruar të veçanta.

Top Channel