LDK shton numrin e nënkryetarëve, emëron Arben Gashin shef të Grupit Parlamentar

02/02/2020 15:46

Në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është marrë vendim që të shtohet numri i nënkryetarëve të partisë nga tre, sa ishin deri tash, në shtatë.

Në pozitën e nënkryetarëve të LDK-së, përveç, Agim Veliut, Lutfi Hazirit e Vjosa Osmanit, do të jenë edhe Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Për emërimin e Muhaxherit në postin e nënkryetarit të LDK-së, ka pasur edhe konfirmim zyrtar nga dega e LDK-së, në Pejë.

Në mbledhjen e Këshillit të LDK-së, është vendosur po ashtu që Arben Gashi të jetë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.

LDK gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i LVV-së, Albin Kurti, kanë deklaruar sot para mediave se koalicioni do të jetë në interes të qytetarëve.

Top Channel