Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore Marrëveshja mes LVV dhe LDK rezultoi me shkelje të premtimeve per hir te kompromiseve.
Nga 12 ministri sa u premtua se do t’i ketë Qeveria Kurti me qëllim të uljes së shpenzimeve, numri i tyre u rrit në 15.
Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin dhe 6 ministri e LDK-ja kryeparlamentarin me 6 ministri.
Ndërsa për komunitetet u ndanë 3 ministri.
Albin Kurti, kandidat për kryeministër
Si përfundim Vetëvendosje hoqi dorë nga pozita e kryeparlamentarit, duke e kaluar Glauk Konjufcën në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme.
Ndërsa LDK-ja si kompromis hoqi dorë nga kërkesa për propozimin e presidentit të ardhshëm.
Isa Mustafa, kryetar i LDK-së
Top Channel mëson se në pozitën e Konjufcës, LDK-ja ka vendosur ta vë Vjosa Osmanin, për të cilën ka insistuar edhe vetë Vetëvendosje.
Por, Osmani ka refuzuar të bëhet kryeparlamentare pasi asaj i është mohuar e drejta për të propozuar një kandidatë për ministër, e drejtë kjo që i ka takuar çdo nënkryetari të partisë.
Për këtë LDK-ja ende nuk e ka të qartë nëse Osmani do të pranojë të propozohet nesër apo të heq dorë përfundimisht.
Emrat e kandidatëve që morën miratimin e kryesisë së LDK-së për përfshirje në ekzekutiv janë:
Emri i zëvendës kryeministri dhe ministrave nga radhët e LDK-së
Zëvendëskryeministër i parë- Avdullah Hoti
Ministër i Punëve të Brendshme- Agim Veliu
Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport- Vlora Dumoshi
Ministër i Bujqësisë- Besian Mustafa
Ministre e Arsimit- Hikmete Bajrami
Ministër i Mbrojtjes- Anton Quni
Ministër i Infrastrukturës- Lumir Abdixhiku
Ndërsa Vetëvendosje përveç Konjufcës, pjesën tjetër të ekzekutivit e ka prezantuar kohë më parë:
Grafikë: Emri i zëvendës kryeministri dhe ministrave nga radhët e LVV-së
Zëvendëskryeministër i dytë- Haki Abazi
Ministër i Punëve të Jashtme- Glauk Konjufca
Ministre e Drejtësisë- Albulena Haxhiu
Ministër i Financave- Besnik Bislimi
Ministër i Ekonomisë- Rozeta Hajdari
Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka
Tri ministritë e dedikuara për pakicat ende nuk është bërë e ditur se kujt do t’i takojnë.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas një takimi të zhvilluar gjatë së dielës me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ka njoftuar se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë Kurti.
Ndërsa komunitet joserbe i kanë kërkuar Kurtit dy ministri.
Top Channel