Koronavirus/ Në kërkim të vaksinës, kompanitë kuotohen në bursa

02/02/2020 22:36

Janë të shumta kompanitë që po punojnë për kërkimet e një vaksine kundër koronavirusit. Mes tyre, pesë, të gjitha amerikane, janë të vlerësuara në mënyrë të veçantë nga investuesit.

Dhe rezultati është që titujt e këtyre kompanive në bursa, kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme. Aksionet e Vir Biotechnologies në San Francisco për shembull, kanë regjistruar nga fillimi i vitit një rritje prej 97 për qindësh, me një kapitalizim që arrin në rreth tre miliardë dollarë.

Performancë të shkëlqyer në bursa kanë pasur edhe tre kompani të tjera, Novavax, Inovio pharmaceuticals dhe Moderna, me rritje marramendëse të çmimit të aksioneve të tyre në bursat ndërkombëtare. Dhe për këtë, ka kontribuar jo pak njoftimi i koalicionit për inovacionin dhe përgatitjen epidemike, një organizatë jo fitimprurëse publiko-private, për të investuar 11 milionë dollarë për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Top Channel