“Take Me Out”, rekord aplikimesh/ Në 24 orë regjistrohen mbi 1.000 kandidatë

01/02/2020 16:16

Në Top Channel do të nisë së shpejti emisioni i ri “Take Me Out Albania”, nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollca.

Programi, një risi në televizionet shqiptare, është shumë i suksesshëm në disa vende.

Ndërkohë që janë hapur aplikimet, mbi një mijë persona kanë shprehur interes brenda një kohe shumë të shkurtër, duke thyer rekord kërkesash.

Aplikimet bëhen duke klikuar në faqen e internetit të Top Channel, në aplikime , top-channel.tv/takemeout/

Top Channel