Britania e Madhe tashmë është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian. Brexit hyri në fuqi sot në orën 00:00.
Kryeministri Boris Johnson shpërndau një video mesazh në rrjetet sociale duke e quajtur Brexit ‘lindje e një epoke të re për Britaninë e Madhe’.
Në Skoci ka pakënaqësi për Brexit ku në Edinburg dolën në shesh qindra demostrues duke kënduar himin e Bashkimit Europian. Liderat e BE-së bëjnë me dije se Skocia mund të kthehet në Bashkimin Europian por vetëm në qoftë se ajo shpallet vend i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar.
Brexit ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Dalja nga Bashkimi Europian i jep më shumë liri Britanisë së Madhe dhe ka kontroll më të madh për njerëzit që duan të punojnë atje.
Ekspertët cilësojnë si disavantazh faktin që rritja ekonomike e Britanisë së Madhe do të jetë me ritme të ulëta, diçka që nuk është pranuar nga kryeministri Johnson.
Në Angli me qindra persona janë mbledhur në qendër të Londrës për të festuar largimin nga BE.
Top Channel