Një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit është goditur në Lezhë.

Kështu ka rënë pranga 1 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Po kështu u sekuestruan 20 pajisje që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe një sasi e konsiderueshme lekësh.

E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë u arrestua në flagrancë, si edhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shengjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë Parë veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digital, numrin 112 apo çdo adresë tjetër zyrtare të Policisë, duke iu garantuar anonimatin, reagimin e shpejtë e profesional.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA