Itali, Salvini dënon rihapjen e hetimeve për ndalimin e anijes së emigrantëve

01/02/2020 21:54

Kreu i Legas, Mateo Slavini ka njoftuar sot se prokuroria do të rinisë hetimet ndaj tij për çështjen e ndalimit të zbarkimit të emigrantëve në portet e Italisë, duke akuzuar se është një tentativë për të ndaluar rritjen politike të tij, ose të të tjerëve me ideologji të ngjashme

“Tashmë po tentojnë gjithçka për të më ndaluar ndaluar mua dhe për t’ju frikësuar juve. por unë ju premtoj se nuk do të heq dorë kurrë. këto janë të gjitha procese politike që nuk më trembin”, tha Salvini në lidhje me akuzat për sekuestrim personi dhe abuzim me detyrën.

Gjykatësit argumentojnë se ish-ministri i brendshëm kishte për detyrë jo vetëm të jepte ndihmën e nevojshme për refugjatët pro dhe gaboi në argumentimin se emigrantët e anijes së bamirësisë Open Arms përbënin rrezik për rendin dhe sigurinë në vend.

Anija asokohe kishte në bord 363 emigrantë të shpëtuar në det dhe i kishte bërë apel për zbarkim Italisë e Maltës deri gjeti një port për të zbarkuar. Slavini mbrohej më tej. “Domethënë ku qenka sekuestrim personi? Unë qenkam një kriminel kurse kur e bëjnë Conte apo Lamorgese është një akt i interesit kombëtar”.

Top Channel