India, klient i mundshëm për sistemin e ri raketor rus BuK-M3 Viking

01/02/2020 18:14

Pas nënshkrimit të marrëveshjes 5,43 miliardë dollarë në tetor 2018 me të cilën India merr pesë regjimente të sistemit raketor tokë-ajër S-400, forcat e armatosura indiane duket se po interesohen dhe për sisteme të rangut të mesëm e të shkurtër për t’i integruar në sistemin e mbrojtjes ajrore raketore.

Rusia kohët e fundit ka zhvilluar dy sisteme të tilla të rangut të mesën, S-350 dhe BuK-M3, të cilat janë mjaft të lëvizshme dhe kanë rang goditjeje sa një e treta e sistemeve parësore S-400.

Rusia është duke kërkuar tregje për prodhimet e saj dhe India pritet të jetë blerëse e BuK-M3 i cili do të prezantohet në ekspozitën DefExpo India 2020 në fillim të këtij muaji.

Aty do të marrin pjesë rreth 1,000 kompani nga 70 vende të cilat do të tentojnë të joshin Nju Delhin si importuesi më i madh i armëve në botë.

 

Top Channel