Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, që e kishte pikërisht sonte premierën.

Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta këngëtarja e njohur Enca e cila pjesëmarrja e saj në film është diskutuar shumë dhe ka marrë vëmendjen maksimale.

Pëpros faktit që foli për eksperiencën e saj të parë si aktore në një film, ajo ka folur edhe për jetën e saj personale. E pyetur nga Jonida Shehu nëse ajo është single, ajo ka pranuar që po dhe askush nuk është në zemrën e saj.

“Në film isha e lidhur, por pastaj isha single, sepse e lashë se nuk kishte shumë followers. Ndërsa në jetën reale, po ashtu jam single”, ka treguar këngëtarja e njohur Enca.

Top Channel