Pas deklaratës së Bes Kallakut, aktori i njohur në mbrojtje të Ermal Mamaqit: Nuk di fare të bëj biznes,artist i shpirtit

30/01/2020 07:04

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, që e kishte pikërisht mbrëmë.

Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta aktori i njohur Bruno Shllaku. Ai është shprehur se është shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ky film dhe ka falenderuar Ermal Mamaqin që e bëri pjesë të këtij projekti. Madje Bruno ka theksuar se Ermali nuk di fare të bëj biznes duke ju referuar deklaratës së Bes Kallakut që u shpreh se ‘Ermali bën biznes kurse unë bëj komedi’.

“Kisha kohë që nuk punoja me njerëz kaq të përgatitur, saqë çdo cep i ekranit flet. Dua ta falenderoj publikisht Ermal Mamaqin se tregoi me të vërtet që nuk di fare të bëj biznes, por ishte një artist i shpirtit. Si aktor dhe regjisor ështëi mrekullueshëm”, tha Bruno Shllaku.

Top Channel