Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.

Djemtë kosovarë e kanë mundur Austrinë në takimin e parë.

Kosova ishte shumë më e mirë në të gjitha aspektet dhe në fund triumfoi me shifrat 4:2.

Golat u realizuan nga Qerimi (2), Dobroshi dhe Topilla që në pjesën e parë, e cila u mbyll 4:0.

Në të dytën, Kosova sikur uli pak tempon dhe pësoi dy gola në fund, por që gjithsesi nuk e rrezikuan fitoren.

Kjo ndeshje u zhvillua në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova është lidere e Grupit F me tri pikë.

Gjithsesi, dy skuadrat tjera të grupit, Gjermania dhe Gjeorgjia, nuk e kanë zhvilluar ende takimin mes tyre./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA