Studimi: Kina tejkalon Rusinë si prodhuesja e dytë më e madhe e armëve në botë

29/01/2020 17:09

Një raport i fundit i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Stockholm, thotë se Kina ka kaluar Rusinë si prodhuesja e dytë me e madhe në botë e armëve, që është hera e parë pas 75 vjetësh që një komb tjetër përveç SHBA dhe Rusisë hyn në dy vendet e para.

 

Raporti  gjithsesi pranonte se të dhënat për masën e prodhimit të armëve në Kinë janë të kufizuara por Pekini mund të ketë fituar pozitën e dytë shumë më herët se 2020, pasi arritjet e tij në fushën e mbrojtjes kanë tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë e analistëve perëndimorë  dekadën e fundit.

Analistët suedezë thanë se arritën në konkluzionet e tyre nga të dhënat e katër kompanive kryesore të prodhimit të armëve në Kinë, duke përfshirë korporatën shtetërore të aviacionit dhe atë të teknologjisë.

Duke marrë parasysh uljen e fuqisë blerëse të Kinës për armatimet sektori i saj i mbrojtjes pritet të vlerësohet gjithnjë e më shumë dhe t’i afrohet vendit të parë në vitet në vijim. Vendi ka qenë më herët një prodhues i mesëm armatimesh por është kthyer në lider botëror dekan e fundit me sisteme armatimi si avionët superiorë gjuajtës J-20, dronët hipersonikë WZ-8 , raketat YJ-18  e luftanijet e tipit 055 mes të tjerave.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA