Pjesëmarrja e vendeve të QUINT-it nuk pati ndikim në përafrimin e qëndrimeve mes LVV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Pas përfundimit të takimit, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott bashkë me shefen zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova si dhe ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, refuzuan ta komentojnë situatën.

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike thonë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të QUINT-it ishte me qëllim të informimit dhe jo ndërmjetësimit të procesit.

Me të përfunduar takimi me ta, për disa minuta ekipet negociatore kanë vazhduar bisedimet mes tyre që sërish rezultuan me po të njëjtat qëndrime.

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në përfundimit e afatit kushtetues i cili i jep mundësi Kurtit për krijimin e Qeverisë, por pas këtij takimit partitë nuk kanë caktuar takim tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA