“Sa ditëlindje kanë njerëzit?” Pyetjet e “Testit të idiotit” hapin debat në studio!

“Sa ditëlindje kanë njerëzit?” Pyetjet e “Testit të idiotit” hapin debat në studio!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol rreth nismës më të re të Ministrisë së Brendshme, që synon të tregojë gjendjen psikologjike të shoferëve problematikë përmes një testi që njihet si “Testi i idiotit”.

Psikologia Arjana Muçaj shprehu pakënaqësi lidhur me terminologjinë e përdorur, duke shpjeguar më tej detaje rreth mënyrës sesi do procedohet.

Ndërkohë Bieta iu drejtua të ftuarve me disa nga pyetjet që do të përmbajë ky test, të tipit “ Sa ditëlindje kanë njerëzit” apo “Sa muaj kanë 28 ditë”, pyetje të cilat ngjallën debat në studio.

Psikologia theksoi se përgjigjet e testit duhet të jenë logjike dhe sipas saj, nuk ka vend për t’u shqetësuar pasi krahas formularëve do të ketë edhe fazë intervistimi me gojë.

Top Channel