Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi ka mbetur mbrëmë i vrarë, ndërsa dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit.

Aksidenti fatal ka ndodhur derisa Njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku nga plagët e marra ka humbur jetën një polic.
Polici Sami Thaçi është nga Shkarashniku i Malishevës.

Krerët e shtetit dhe kryetarë të partive politike në vend kanë shprehur ngushëllime për humbjen e policit, ndërsa kanë kërkuar nga organet e rendit që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë.
Sot, edhe komuna e Malishevës ka shprehur ngushëllime për humbjen e policit Thaçi.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit policor, veteranit të luftës dhe atdhetarit Sami Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës, i cili mbrëmë dha jetën në krye të detyrës. Ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16 vjeçare, tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime familjes Thaçi, Policisë së Kosovës, OVL të UÇK-së dhe miqve. Ne kemi humbur një njeri të madh. Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit, që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët ta paguajnë dënimin më të rëndë”, thuhet në telegramit e ngushëllimit të kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj. Telegraf

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA