Aktivisti i Vetëvendosjes nga komuna e Prizrenit Hysni Hyseni ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë përmes Facebook-ut, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Hysni Hyseni (Doda)/Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi! I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë”, ka shkruar Haskuka.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00 në Prizren.
Top Channel