
KosovaPress ka arritur të mësojë identitetin e të dyshuarit të arrestuar nga Policia e Kosovës për rastin në Zhur ku si pasojë e një shpërthimi, ka mbetur i vdekur një polic.
I dyshuari i arrestuar quhet Iran Badalli dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Arrestimin e të dyshuarit për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prizreni, Shaban Osmanollaj.
Në shtëpinë e të arrestuarit Iran Badalli pjesëtarë të Policisë së Kosovës kishin shkuar për bastisje për narkotikë dhe dhunë në familje, ndërsa një shpërthim aty i mori jetën një polici dhe plagosi dy të tjerë. I plagosur ka mbetur edhe një fëmijë i të dyshuarit
Mësohet se personat e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal në Prizrenit./KosovaPress/
Top Channel