Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit dje në mbrëmje.
Polici që mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit është Sami Thaqi.
Ndërkohë bëhet me dije se 2 efektivët e tjerë janë në gjendje të rëndë.
“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, njofton Policia.
Top Channel