Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të kabinetit, sot ishte për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre Sami Thaçi, që me përgjegjësi të lartë bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.
“Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se sot, do të bëhet varrimi i policit Sami Thaçi, i cili vdiq si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në Zhur, në momentin kur policia po kryente bastisje.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në Shkarashnik të Malishevës.
Top Channel