Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera po dërgojnë avionë për të evakuuar shtetasit e tyre nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e shpërthimit global të koronavirusit që u ka marrë jetën 106 njerëzve në atë shtet e ka infektuar mbi 4500 të tjerë. Qeveria kineze ka izoluar Wuhanin dhe qytete të tjera në provinën Hubei, duke bllokuar kështu më shumë se 150 milion njerëz, përfshirë edhe mijëra shtetas të huaj.

Kryeministri Li Keqiang e vizitoi të hënën qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimi epidemik  ku zhvilloi takime me zyrtarët e shëndetit dhe pa nga afër punën që po bëhet kundër përhapjes së virusit. Presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar ndihmë Kinës për të luftuar virusin vdekjeprurës. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Ghebreyesus mbërriti të hënën në Pekin për takime me drejtues të lartë vendas në fokusin e të cilave do të jenë mënyrat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

OBSH ka bindjen se ende ekziston mundësia që virusi të vihet nën kontroll nëse ka një bashkëpunim të fortë. Por nga ana tjetër, ajo po ngurron të shpallë gjendjen ndërkombëtare të emergjencës, që do të thotë  masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar.

Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës. Japonia ka shpallur paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në Kine e Hong Kongu njoftoi planet për të kufizuar udhëtimin ndërkufitar. Gjermania dhe Japoniaa konfirmuan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA