Rasti me lojtarët e Kosovës, reagon Eroll Salihu: Gjest i pahijshëm, ja si do veprojmë

28/01/2020 14:06

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2020”.

Mirëpo pak minuta para nisjes, futbollistet e Kosovës janë parë duke pirë duhan, gjë që shihet qartazi në fotografitë e siguruara nga KosovaPress.

KosovaPress, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës, Eroll Salihu foli rreth këtij rasti, duke e cilësuar këtë gjest si të pahijshëm mirëpo sipas tij, ata nuk mund të ua ndalojnë futbollistëve pirjen e duhanit.

“Me të vërtete është një gjë e pahijshme. Nuk është në rregull aspak. Lojtarët në momentin që prezantojnë Kosovën, kanë të veshur fanellën e Kosovës assesi nuk iu lejohet të pinë duhan në vendet publike, është totalisht e pa tolerueshme mirëpo ne nuk mund të jua ndalojmë atyre duhanin në jetën e tyre private”, tha fillimisht Salihu.

Sa i përket një dënimi të mundshëm për futbollistët të cilët u panë duke pirë duhan, Salihu deklaroi se duhet të bisedohet më përzgjedhësin e Kosovës, Ramadan Cimili-n dhe më pas të vendoset për një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA