Politizimi i administratës publike, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo efikas mbeten fajtorët kryesor te ngecjes së Kosovës në integrimin në BE.
Kështu u tha në publikimin e hulumtimit rajonal të D4D të quajtur “Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”.
Prezantimi i këtij hulumtimi për Kosovën është bërë nga Valëza Zogiani.
“Muajin tjetër bëhen 12 vite që Kosova ka shpallur pavarësinë dhe fatkeqësisht rezultatet e integrimeve, synimeve tona për integrime evropiane nuk janë shumë të prekshme. Fatkeqësisht administrata e politizuar, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo funksional mbeten ndër arsyet ose faktorët kryesor që po e pengojnë Kosovën drejtë avancimit të përpjekjeve të saja për në Bashkimin Evropian”.
Drejtori i departamentit të koordinimit të politikave të MSA-së në Ministrinë e Integrimeve Evropiane Artan Çollaku, tha se si administratë kanë arritur të plotësojnë kushtet e MSA-së brenda disa muajve, por sipas tij reformat e ndërmarra nuk janë të qëndrueshme.
“Krahasuar me vendet e tjera Kosova si shtet i ri e ka një administratë, ndonëse me probleme e cila konkretisht në lidhje me MSA-në ka arritur për një kohë relativisht të kënaqshme me i krye ato detyra teknike duke filluar prej liberalizimit të vizave, plotësimit të kritereve, negocimit të MSA-së, për shembull për kriteret formale si parakusht për negocimin e MSA-së i ka plotësuar shumë shpejt, brenda disa muajve”.
Në konferencë janë prezantuar edhe të dhënat për malin e zi ku duket se elitat politike në vend vendosin interesin privat dhe partiak para atij publik.
Top Channel