Indonezi, ekzekutueset femra të goditjeve të kamxhikut nisin dhënien e dënimit

28/01/2020 11:59

Gruaja e maskuar i afrohet me ndrojtje objektivit të saj, pozicionohet dhe nis serinë e rrahjeve të kamxhikut në kurriz.

Skuadra e re e ekzekutoreve femra po nis dënimin e “krimineles” së tyre të parë, një grua e gjetur në një hotel me një burrë që nuk ishte bashkëshorti i saj, në provincën Aceh ku zbatohet me rigorozitet ligji mysliman Sharia.

Një sjellje e tillë është ‘krim morali’ në Aceh, i cili është rajoni i vetëm në vendin me popullsinë myslimane më të madhe në botë, që aplikon ligjin islamik Sharia, sipas të cilit fajtorët e shkeljeve rrihen në publik me shkopin e drunjtë. Megjithë njëfarë hezitimi, rekrutja e re realizoi dënimin e saj të parë.

“Mendoj se e bëri mirë punën. Kishte teknikë të mirë”, thotë hetuesi i policisë së Banda Aceh, Zakwan.

Dënimi si gjithmonë shkaktoi zemërim mes aktivistëve të të drejtave të njeriut, debate të ashpra me mediat sociale, si dhe mes politikanëve.

President i Indonezisë ka bërë thirrje për ndalimin e rrahjeve publike por nuk ka shumë në dorë për ligjet rajonale të Aceh, rajoni konservator në ishullin Sumatra.
Këtu rrahjet publike mbeten dënimi më i përdorur për dhjetëra shkelës të një sërë akuzave si bixhozi, krimet seksuale jashtë-martesore ose homoseksuale, konsumi i alkoolit etj.

Deri tani kjo detyrë ishte bërë vetëm nga burrat dhe krijimi i skuadrës së parë të grave ekzekutore nuk ishte e thjeshtë. Por së fundmi tetë gra, të gjitha oficere të policisë Sharia, pranuan detyrën dhe u trajnuan me teknikat e duhura për të kufizuar plagosjet.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA