“E tmerrshme”/ Aktivistët gjetën dhjetëra pula në kushte “të mjerueshme”, fermës i pezullohet licenca

28/01/2020 10:45

I është pezulluar licenca një prej furnizueseve më të mëdha në Angli, pasi aktivistët për të drejtat e kafshëve gjetën kufoma të kalbura, pula të gjakosura si dhe kushte të mjerueshme brenda mureve të këtij biznes.

Hetuesit e RSPCA morën menjëherë masa për fermën “Hoads” pranë Hastings, Angli, pasi u shokuan dhe u tmerruan nga gjendja e dukshme e pulave të fermës.

Supermarketet më të njohura në këtë zonë, përfshirë Tesco, Sainsbury, Asada dhe Morrisons shesin vezë të kësaj ferme.
Të paktën 150 aktivistë nga grupi i të drejtave të kafshëve kallëzuan gjendjen e mjerueshme të kësaj ferme, pasi publikuan një video ku shihen qartë kushtet dhe kërkuan nga autoritetet që të merren hapa të menjëhershme.

Aktivistët shihen tek janë ulur brenda fermës, të veshur me veshje mbrojtëse dhe u fotografuan tek mbanin zogj nëpër duar. Pamjet e kushteve të zymta brenda fermës u kapën nga aktivistët e DxE gjatë një hetimi gjashtëmujor.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA