Kancelarja gjermane Aangela Merkel në takimin me kryeministrin bëri të ditur disa nga çështjet që do të diskutojë.

““Gëzohem që sot kemi mundësi të shkëmbejmë mendime me kryeministrin Edi Rama në këtë fillim viti, por dhe të zhvillojmë bisedime dy palëshe.
Për mua është një nevojë e veçantë që përballë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ku shumë njerëz humbën strehën dhe pati një numër të lartë viktimash të organizohet konferenca e donatorëve dhe Gjermania do të marrë pjesë aty. Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese megjithatë tërmeti ishte goditje e rëndë për Shqipërinë.

Ne do të flasim për disa çështje, marrëdhëniet dy palëshe, ato ekonomike, kursi i reformave. Më lejoni të them se janë arritur shumë gjëra në lidhje me reformën në drejtësi.

Kjo duhet të vazhdojë që reforma në drejtësi të përmbyllet, është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha kancelarja.

Merkel gjithashtu vuri theksin edhe te e ardhmja evropiane e Shqipërisë: “Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës europiane të Shqipërisë dhe për Ballkanin perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe që para se gjithash në Këshill në Mars të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dy vendet kanë arritje të mëdha, edhe në këshillin e fundit ne folëm për këtë dhe shpresojmë që në Mars të marrim rezultatet që dëshirojmë.

Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit perëndimor por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare te Be. Meqenëse komisioni i ri europian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për t’a çuar përpara këtë proces”, tha Merkel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA