Sëmundjet alergjike në moshën pediatrike janë shumë të shpeshta, sipas mjekëve specialist këto sëmundje janë problematike qoftë për përcaktimin e diagnozës ashtu edhe për zbulimin e shkaqeve.

Ndotja e ajrit është një nga faktorët që ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga sëmundjet alergjike dhe atyre respiratore.

“Shkaktarët kryesorë të sëmundjeve alergjike tek fëmijët janë pluhurat e shtëpisë apo polenët, gjithashtu ,mund të jetë myku papastërtitë e kafshëve. Ndër të tjera duhet të vlerësohet tek fëmijët roli që kanë viruset tek fëmijët në alergji”, shprehet Mehmet Hoxha, alerolog.

Mehmet Hoxha, mjek alergolog jep disa këshilla se si t’i mbrojmë fëmijët nga këto sëmundje.

“E para të evitojë shkaktarët aq sa kemi mundësi, e dyta të minimizojmë ndotjen atmosferike. Ndotja atmosferike ndikon shumë keq që këto grimca saprofite të dëmshme si shkaktar alergjie të shndërrohen në në grimca aktive agresive dhe të provokojnë zhvillimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes”, tha Mehmet Hoxha.

Shumë herë astmën nënat e ngatërrojnë më virozat e stinës, por nëse gërhitja në fyt përsëritet për shumë ditë atëherë fëmija duhet të dërgohet për ekzaminim pranë një mjeku alergolog.

“Kur bëjmë fjalë për kriza kemi parasysh për atë që në gjuhën e popullit quhet fishkëllimë në gjoks, ose gërhitja në fyt. Pra nëse kjo krizë e tillë zgjat 3 ditë dhe përsëritet më shumë se tre herë në vit detyrimisht duhet të bëhet një ekzaminim i detajuar.

Në të kundërt nëse nuk paraqitemi tek mjeku farë ndodh? Atëherë mund të bëjë atake asmatike ose kriza të rënda astme në ulje të dukshme të nivelit të oksigjenit që rriskojnë seriozisht jetën e fëmijës”, shton Hoxha./Rudina Muca/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA