Viktima e 56 nga koronavirus është konfirmuar në Kinë dhe numërohen më tepër se 2.000 njerëz të infektuar.

Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të evakuojnë të dielën nga Wuhani qytetarë e diplomatë amerikanë që ndodhen në këtë qytet, epiqendra e shpërthimit të një virusi të ri vdekjeprurës, njoftoi të shtunën “Wall Street Journal”.

Presidenti Xi Jinping tha gjatë një takimi të mbajtur këtë të shtunë se Kina po përballet me një “situatë të rëndë” dhe autoritete shëndetësore në mbarë botën po përpiqen të parandalojnë një epidemi.

Top Channel