Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat, dhe kjo e bën e bën shumë më të vështirë kufizimin e tij.
Duke cituar zyrtarë kinezë, BBC thotë se virusi ka fuqi të madhe infektimi edhe në periudhën e inkubacionit, pra përpara se ai të shfaqet. Të njëjtët zyrtarë pohuan se shitja e kafshëve të gjalla në Kinë, duke nisur nga dita e diel do të ndalohet.
Virusi fillimisht u mendua se origjinën e kishte prej tyre. Tek njerëzit, periudha e inkubacionit edhe pa simptoma, mund të zgjasë nga një deri në 14 ditë. Kjo është risia e rrezikshme e këtij koronavirusi, sepse personat e prekur nga SARSi dhe Ebola, ishin infektues vetëm në momentin kur shfaqeshin simptomat.
Shpërthimi të tilla epidemike janë më të thjeshta për tu ndaluar, sepse identifikimi dhe izolimi i njerëzve të prekur bëhet më i lehtë kur shihet se ata të sëmurë e mund të monitorohen edhe personat e tjerë që kanë pasur kontakte me ta. Mësohet se provinca e Hubeit në Kinë tashmë është izoluar plotësisht, ndërsa Wuhani i ngjan një qytet fantazmë. Njerëzit nuk dalin nga shtëpitë dhe rrugët e zbrazura të tij krijojnë idenë e një filmi apokaliptik, thonë reporterët e huaj.
Top Channel