Turqia dhe tërmetet, në 1999 do u merrte jetën mbi 18 mijë personave

25/01/2020 09:57

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm ditën e djeshme me magnitudë 6.8 ballë dhe epiqendra ka qenë në Sivrixhe.

Nga ky tërmet deri më tani janë raportuar 22 viktima dhe 1030 të plagosur.

Turqia është përballur me tërmete të frikshme edhe në të kaluarën, por ata me bilancin më tragjik ka qenë i vitit 1999 në Izmir ku kanë humbur jetën 18 373 persona.

48 901 të tjerë janë plagosur si dhe 5 e 840 të tjerë kishin humbur.

Në 1999 në fakt kanë rënë dy tërmete. I pari ka pasur një magnitudë 7.8 i shkallës rihter dhe ka rënë në Izmir duke lënë 17 500 të vrarë, ndërsa i dyti në Duzxhe ku la mbi 800 viktima.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA