Për ndërtesat me dëmtime të rënda nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit do të bëhet aktekspertizë e thelluar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse shtetërore.

Një vendim i fundit i qeverisë përcakton se kjo aktekspertizë që do të bëhet për të gjitha objektet për të cilat kërkohet një rivlerësim më i thelluar, dhe se do te realizohet ne në aktkonstatimet ose aktvlerësimet paraprake të Institutit të Ndërtimit apo të grupeve përkatëse të inspektimit.

Aktekspertiza e thelluar i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës. Më pas ky institut jep opinionin e tij, i cili mbizotëron mbi aktekspertizën e thelluar dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse.

Në vendimin e qeverisë janë përfshirë të gjitha kostot e akteskprtizës, të cilat janë llogaritur për metër katror, po ashtu janë përcaktuar të gjitha standartet, metodat dhe procedurat mbi të cilat do të bëhet vlerësimi i thelluar i godinave, për të nxjerrë të plotë pasqyrën e dëmtimeve dhe të qëndresës së strukturës.

Në bazë të këtyre vlerësimeve mund të bëhen më pas edhe ndërhyrjet, për të përforcuar më tej sigurinë e ndërtesave me projekte rehabilituese përshtatëse.

Për të realizuar ndërhyrjet kërkohen financime të mëdha, ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se fatura e dëmeve të tërmetit përllogaritet të jetë rreth 1 miliard euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA