Fundjavë me shi dhe dëborë/ Reshjet do të vijojnë deri ditën e enjte

25/01/2020 15:22

Orët vijuese të fundjavës do të na shoqërojnë më vranësira. Në zonat veri-perëndimore moti do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat nuk do të kenë intesitet të lart. Ndërsa në zonat- veri-lindore do të kemi prezencën e flokëve të dëborës.

Hakil Osmani METOALB

” Pritet që dhe e hëna gjatë pjesës së parë të ditës të na shoqërojë me reshje shiu dhe dëbore. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellë përmirësim të përkohshëm, pasi dita e martë do të sjellë përsëri shiun dhe dëborën, reshje të cilat do të na shoqërojnë deri ditën e enjte. ”

Muaji janar do të mbyllet me temperatura të larta.

Hakil Osmani METOALB

” Vlera minimale do të jetë -3 dhe -4 gradë celcius në zonat malore, ndërsa vlera maksimale përgjatë ultësirës perëndimore do të jetë 15 gradë celcius. Në fakte është vlerë mbi 3-4 gradë celcius më shumë për muajin janar. ”

Moti i lagësht do të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit tonë.

Top Channel