Sedimentet argjilore të kraterit Gale në mars, janë krijuar në prani të ujit të lëngshëm, lehtësisht të kripur dhe me një pehash të afërt me atë të oqeaneve në tokë.
Ashtu si edhe detet tona, që përmbajnë një pafundësi formash jete, është e mundur që edhe uji i lashtë marsian, të mund të ketë patur jetë, ose të paktën mikroorganizma. Por i takon misioneve të ardhshme të gjejnë provat.
Sidoqoftë, këto të dhëna të para kanë dalë nga analizat e kryera nga roveri Curiosity i NASA-s mbi disa kampionë argjilorë të marrë nga krateri gale. Të dhënat që përforcojnë akoma më shumë kërkimet e gjurmëve të jetës në planetin e kuq, janë publikuar në revistën nature Comunications, nga një grup ndërkombëtar i udhëhequr nga instituti i teknologjisë në Tokjo. Ekspertët kanë analizuar të dhënat e minerare dhe ato kimike që kurioziteti ka kthyer në tokë pasi ka vëzhguar disa sedimente të një minerali argjilor të gejtur në kraterin gale, në të cilin fshihen gjurmët e lëna nga uji i lashtë marsian. Studimi
Studimi ka kaluar në sitë parametra të ndryshëm, si sasia e kripës së ujit apo përqendrimi i kripërave të shkrira, pehashi, ose aciditeti apo alkaliniteti, dhe tendencën për të humbur apo fituar elektrone. Në fjalë të tjera, masën e sasisë së gazit si hidrogjeni apo oksigjeni. Rezultatet kanë treguar që në krater ka ujë lehtësisht të kripur dhe me një pehash të afërt me atë të oqeaneve të tokës. Nga kjo rezulton edhe mundësia që në mars mund të ketë patur jetë./Ardita Becolli/
Top Channel