Kaos në kufijtë e BE-së/ Brukseli pranon problemet me EES, por nuk tërhiqet nga sistemi i ri 04/07 15:15
Spanja vazhdon të vuajë nga stuhia Gloria. Shira të fortë, dallgë të mëdha dhe erëra që kapin shpejtësinë deri në 183 km/h kanë goditur një rajon të vendin iberik.
Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga stuhia ka shkuar në 13 ndërsa 4 rezultojnë të humbur.
Kryeministri Pedro Sanchez bëri një vizitë të enjten tek zonat e prekura ku më gjatë u ndal në Mallorca, si vendi më i prekur nga stuhia. Ndërsa sot qeveria spanjolle do bëjë një mbledhje urgjente.
“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është që të gjithë jemi të bashkuar dhe ne po punojmë krah për krah dhe po bashkëpunojmë”- u tha Sanchez gazetarëve.
Top Channel