Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçka folur sot për taksën 100 për qind për mallrat serbe të vënë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi qëndrim shtetëror sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës, që dallon nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe Prishtinës. Ata duan sa më shumë njohje, ne nuk e duam një gjë të tillë dhe puna jonë është të punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Vuçiç para takimit me Richard Grenell që zgjati rreth një orë.
“Për mua nuk është njëjtë, pasi që taksa është vënë pa kurrfarë arsye. I kam përsëritur edhe Grenellit që ne kemi pasur një propozim që do të ishte fer, të bëjmë një pauzë e në këmbim të kësaj Prishtina të heq taksën, kurse ne të ndalim fushatën për çnjohjet e Kosovës. I kam thënë edhe sot, nëse një gjë e tillë ul tensionet në rajon, mund të bisedojmë për këtë. Por nuk mund ta bëjmë atë nëse pas një jave në Prishtinë na thonë se duam të jem pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare e ndoshta apo ndonjë tjetre, pasi ne duhet ta kryejmë punën tonë”, ka shtuar Vuçiq.

Presidenti serb tha se nëse do të krahasoheshin taksat me tërheqjen e njohjeve, do të nënkuptonte që Serbia është fajtore për taksën e vënë nga autoritetet kosovare, duke pretenduar se Serbia nuk është fajtore për asgjë.

“Mos harroni që Serbia nuk i ka vënë taksë Prishtinës as në vitin 2008 e 2009, kur e shpallën pavarësinë, kurse ata na e kanë vënë vetëm pse i ka pëlqyer një njeriu dhe ishte i interesuar të rrit famën”, ka shtuar Vuçiç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA