Jessica Simpson zbulon se ishte abuzuar seksualisht nga një mik i familjes kur ishte gjashtë vjeç

22/01/2020 19:14

Jessica Simpson ka zbuluar se ajo ishte abuzuar seksualisht si fëmijë dhe se trauma emocionale ishte ndër faktorët që më vonë çuan në abuzimin me alkool dhe pilula.

Këngëtarja 39-vjeçare rrëfeu në lidhje me abuzimin nga një mik i familjes kur ishte gjashtë vjeç dhe si e mbajti atë të fshehtë nga prindërit e saj, derisa u bë 12 vjeç. Këtë rrëfim ajo e ka bërë në librin me kujtime Open Book.
‘Ndodhi kur ndava një shtrat me vajzën e një miku të familjes,’ shkroi Simpson në kujtimee e saj të botuara nga People.
“Do të fillonte duke masazhuar shpinën dhe më pas të shkonte në gjëra që ishin jashtëzakonisht të pakëndshme”.
Simpson tha që abuzimi filloi kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe se ajo e mbajti të fshehtë për disa vjet.
“Doja të tregoja prindërit e mi … unë isha viktima, por u ndjeva në faj,” tha Simpson.
Ajo u tha prindërve të saj, Tina dhe Joe Simpson, gjashtë vjet pasi filloi abuzimi.
Simpson kujton se ishte në makinë me prindërit e saj në një udhëtim kur ajo u tregoi atyre për atë që i kishte ndodhur.
Ajo kujton nënën e saj duke kapur krahun e të atit duke thënë: ‘Unë të thashë se po ndodhte diçka’.
“Babi e mbajti sytë nga rruga dhe nuk tha asgjë,” tha ajo.
Simpson tha se abuzimi, si dhe stresi gjatë karrierës, më vonë e shtynë drejt abuzimit me alkoolin dhe pilula në përpjekje për të përballuar dhimbjen emocionale.
Ajo tha se e largoi ankthin e saj pasi karriera e saj në muzikë u ndërpre.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA