Është ende i gjallë, por ish gruaja e deklaron të vdekur duke i ndërtuar një varr

22/01/2020 16:47

Alan Hattel, 75 vjeç nga Skocia, me profesion saldator ishte ndier shumë i vetmuar pasi për shumë muaj miqtë e tij dhe të afërmit nuk e kishin telefonuar.

Vetëm pak kohë më parë ai kuptoi se e gjithë kjo situatë ishte si pasojë e ish-bashkëshortes së tij, e cila i kishte ndërtuar një varr të moshuarit edhe pse ai është ende i gjallë.

“Njerëzit mendojnë se kam vdekur. Telefoni nuk ka rënë prej disa muajsh. Në fillim nuk e dija pse po më ndodhte kjo, por tani e di se përse nuk ka pyetur njeri për mua. Unë as që dua të varrosem”, u shpreh Alan. 75 vjeçari ka drejtuar gishtin për këtë veprim nga ish-gruaja e saj, edhe pse ato kanë 26 vite të ndarë. Ai mendon se ajo e ka bërë një akt të tillë me qëllim që të varrosen pranë njëri tjetrit, kur të vij koha që do të ndahen nga kjo jetë.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dua të varrosem pranë ish-bashkëshortes sime. Të mësosh se e ke gati varrin në kohën kur je gjallë nuk është diçka që ndodh çdo ditë”, tha i moshuari.

E përditshmja britanike “Daily Mail” shkruan se autoritetet lokale nuk kanë pranuar të ndërhyjnë në një situatë të tillë, me arsyetimin se kjo është një çështje private.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA