Romanca e bukuroshes polake Justyna Gradek me stilistin milioner Philipp Plein përfundoi rreth një vit më parë, në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, pasi ky i fundit e paditi modelen kur shpenzoi 30 mijë Euro në aeroport pa dijeninë e tij, gjë që gjermani e konsideroi vjedhje, pavarësisht se 26 vjeçarja i kërkoi pafund falje.

Por tanimë, Gradek, e cila prej muajsh është e martuar me një boksier, duket se do ta bëjë Plein të pendohet, megjithëse ka kaluar kohë nga ndarja.

Jo vetëm që Justyna sa vjen e bëhet më tërheqëse, por ajo iu nënshtrua dhe një ndërhyrje në të pasme, dhe fotot që poston janë më seksi se kurrë. Edhe ndjekësit e yllit nga Polonia, tani 27 vjeç, komentojnë vazhdimisht se Gradek do ta bëjë Philipp “të vuajë”  duke treguar edhe se sa të lumtur e bën bashkëshorti i ri.

Le të kujtojmë se Justyna u fejua me boksierin Karol Miśkiewicz, vetëm një muaj pasi u nda nga 41 vjeçari gjerman.

FOTO GALERI
20/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA