Me 4 gola më shumë se Levandovski, 5 më shumë se Timo Verder dhe 6 më tepër sesa bomberi i Lester Siti, Xhejmi Vardi. Forma fantastike e Çiro Imobile vazhdoi edhe këtë fundjavë në kampionatin italian të futbollit, aq sa sulmuesi i Lacios merr përkohësisht dhe kryesimin në garën për Këpucën e Artë.

Messi e Cristiano Ronaldo janë aktualisht shumë më prapa sulmuesit italian ndërsa koefiçentë e kampionateve mes tyre janë të njëjtët. Kështu Imobile shpreson se do të rrëmbejë me këtë ritëm trofeun prestigjioz dhe do të thyejë gjithashtu rekordin e golave në serinë A në një sezon të vetëm, që mbahet nga Higuain me 36 të tillë kur luante te Napoli. Imobile ka aktyualisht 23 gola në 19 ndeshje.

Lacio arriti të marrë fitoren e 11 radhazi, duke shkuar në 1 pikë më pak se vendi i dytë i Interit, në pritje të zikaltërve që impenjohen të dielën ndaj Leçe. Kryeqytetasit u imponuan 5-1 ndaj Sampdorias, falë 3 golave të Imobile dhe rrjetave të Kaisedo dhe Bastos. Porta e Lacios u prek vetëm një herë nga Keneti, një bilanc pozitiv gjithsesi për Tomas Strakoshën që ishte në lartësinë e detyrës, ashtu si thuajse çdo ndeshje këtë sezon.

Top Channel