Neritan Liçaj është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Këtë të shtunë ai ka qenë i ftuar në Pop Culture, ku në një intervistë me Kildën ka rrëfyer se çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar, si dhe disa detaje nga jeta e tij.
Pak javë më parë në “Një ditë me Dojnën” Visjan Ukcenaj është shprehur se “Aktorët nuk paguhen” nisur nga kjo frazë, Neritani Liçaj ka treguar se është mëse e vërtetë. Madje ai vetë pavarësisht se është lindur dhe rritur në Tiranë, vazhdon të jetë edhe sot në një shtëpi me qira.
“Po e vërtetë, unë jam ende me qira. Le e rri n’Tiron dhe jam me qira.”- është shprehur aktori.
Por çfarë mesazhi mund tu jap ai të rinjve që kanë pasion aktrimin?
“Mund të shtoj vetëm këtë, kush e ka vërtetë pasion le të ndjeki ëndërr, dhe pse është pa para, prapë mbetet ëndërr.- ka përfunduar ai.
Top Channel