Jean-Paul Gaultier tërhiqet! Pas 50 vitesh nuk do të modelojë më veshje

18/01/2020 19:40

Pas një karriere 50 vjecare, stilisti i famshëm Jean-Paul Gaultier ka vendosur të tërhiqet nga krijimi i veshjeve, edhe pse i kërkoi fansave të mos shqetësohen, sepse do të kthehet me projekte të tjera krijuese.

Biznesi i tij i modës dhe parfumeve do të vazhdojë; Gaultier do të heqë dorë vetëm nga stilimi i rrobave. Ai e dha vetë lajmin në Twitter kur sqaroi se shfaqja e tij e ardhshme në Paris, të mërkurën, do të jetë dhe e fundit e këtij lloji.

“Me këtë show, unë e mbyll. Do të jetë shfaqja ime e fundit haute couture. Duhet të vini, mos e humbisni”, ka shkruar ai. Më tej stilisti shtoi se ka një koncept të ri, të cilin do ta tregojë më vonë.

Le të mos i nxjerrim të gjithë sekretet, tha Gaultier. 67 vjeçari që krijoi recipetat ikonike të Madonës, e prezantoi koleksionin e tij të parë individual në vitin 1976, e që prej atëherë, është kthyer në një emër që la gjurmë në këtë industri, ndërsa konsiderohet dhe si njeriu që u bë i famshëm për kapërcimin e kufijve të modës, përmes mjegullimit të linjave mes veshjeve të burrave dhe grave.

Top Channel