Është vërejtur që viteve të fundit në zonat e konflikteve, veçanërisht në Lindjen e Mesme, shtetet në vend që vet të përballen drejtpërdrejt ata përdorin elementë me prokurë e herë pas here edhe mercenarë. Ndërsa kompania amerikane “BlackWater” është emri i parë që ju vjen në mendje, “Wagner”, një kompani ruse, po bëhet e dukshme në shumë zona konflikti. Përmes kompanisë Wagner, Rusia mbështetë elementë aleatë në terren në Siri, Libi, Afrikën Qendrore dhe madje edhe në Venezuelë dhe përpiqet të zgjerojë fushën e saj të ndikimit.

Sot, hibridizimi në ndryshimin e natyrës së luftërave dhe konflikteve dhe në këtë kontekst i ashtuquajturi privatizimi i sigurisë dhe mbrojtjes dhe ndërthurja e tyre me tregun, formojnë luftëra të stilit të ri. Shfaqja e kompanive private ushtarake dhe përdorimi i tyre nga shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim janë rezultat i këtij procesi. Ndërsa shtetet kanë nisur të veprojnë së bashku me sektorin privat, ndërmarrjet private ushtarake filluan të marrin pjesë në luftëra dhe të përdoren në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes. Përhapja e përdorimit të kompanive private ushtarake dhe të sigurisë ruse përveç ShBA-së dhe aktivitetet e tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Më e spikatur nga këto kompani është “Wagner Group”. Si një organizatë jo-shtetërore e armatosur, kompania ishte përfshirë në mënyrë aktive në luftëra civile në Siri dhe Libi.


Pronari i kompanisë “Wagner Group” mendohet të jetë biznesmeni i famshëm Yevgeny Prigojin, i ashtuquajturi “kuzhinieri i Putinit” për shkak të shërbimit të ushqimit që ofron kompania “Concord Food Catering” në Kremlin, që është pronë e tij, dhe për marrëdhëniet e tij të ngushta me Kremlinin. Mund të themi se profili ushtarak i grupit përbëhet nga ish-ushtarë të moshës 35-50-vjeç, kryesisht nga Azia Qendrore, Ballkani dhe Kaukazi. Studimet tregojnë se shumica e stafit të saj ushtarak ka luftuar në Çeçeni, Gjeorgji dhe rajone të tjera dhe kanë përjetuar konflikte të nxehta, ndërsa janë persona me vështirësi financiare dhe nuk mund të adaptohen me jetën civile. Edhe pse kompania “Wagner Group” nuk ka një staf të rregullt, numri i përgjithshëm i ushtarëve vlerësohet të jetë rreth 5000.

Dihet se “Wagner Group”, për të cilin mendohet të ketë marrë rol në terren pas përfshirjes ushtarake të Rusisë në Siri në shtator 2015, është angazhuar në aktivitete të ndryshme në fushën siriane. Përveç mbrojtjes së objekteve strategjike si fushat e gazit dhe naftës, gjithashtu në shtyp u pasqyrua se ata luftuan në shumë pika të Sirisë si luftëtarë. Rusia dëshironte të vazhdonte fitimet e saj në fushën Siriane në Mesdheun Lindor dhe Afrikë dhe në këtë kontekst, duke shfrytëzuar mirë hendekun në frontin e Haftarit, ajo u bë një nga aktorët me ndikim në luftën në vazhdim në Libi. Në fakt në vitin 2020, Rusia doli si pionier i armëpushimit midis Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe Haftarit në Libi. Si rezultat i kësaj Rusia në një kohë kur natyra e luftërave dhe dinamika e konflikteve kanë ndryshuar, përpiqet të përshtatet me procesin e ri dhe të fitojë hapësirë operative përmes kompanive si ajo “Wagner Group”.

Autor: Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA)

FOTO GALERI
7/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA