PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ftojë në takim tjetër Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa e shqyrtuar kjo e fundit propozimin e dhënë nga Albin Kurti.
Anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci thotë se LDK-ja duhet t’i përgjigjet kësaj shkrese për të treguar se me cilat pozita nuk pajtohen.
Gatishmëri për vazhdim të negociatave ka shprehur edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Por, Osmani thotë se propozimet përmes shkresave zyrtare duhet të marrin fund dhe partitë t’i rikthehen tryezës së diskutimit.
Osmani është shprehur se LDK-ja nuk do të ngrit peticion për shkarkimin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, e as nuk duan shkarkimin e tij përmes partisë, dhe se në takimin e fundit me 8 janar kishin shprehur pëlqimin për përzgjedhjen.
Por, situata e krijuar po e bind shoqërinë civile se asnjëra nga dy partitë nuk duan koalicion.
Vetëvendosje për shkak të frikës së marrëveshjes finale me Serbinë, e LDK-ja për shkak të frikës se me këtë koalicion do ta fuqizojë LVV-në.
Krijim sa më të shpejtë të Qeverisë, përveç qytetarëve dhe shoqërisë civile është duke kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare./Alberta Hashani/
Top Channel