Një 20-vjeçar nga Kosova është vrarë në orët e hershme të mëngjesit në Itali.

Sipas mediave italiane, vrasja e tij ka ndodhur në qytetin Calcio.
Sipas mediave italiane E.M së pari është vrarë pastaj është hedhur në lum. Karabinierët kanë gjetur njollat e gjakut në trotuar përball vendit ku është gjetur trupi i pajetë.

E.M dyshohet të jetë vrarë pas një zënke, e cila filloi në një lokal dhe mbaroi në rrugë. Ai u godit prapa në kokë me shishe, u tërhoq dhe më pas u hodh në ujë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar një person, ndërkaq hetimet janë duke vazhduar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA