FOTO/ Pamje të frikshme, derrat e uritur hanë njëri-tjetrin të gjallë

17/01/2020 19:03

Pamje të frikshme janë publikuar nga aktivistët e “Meat The Victims” ku në një fermë derrat e uritur kishin filluar që të hanin njëri tjetrin të gjallë.

Hetimi i fshehtë u drejtua nga e Tuesday Goti, një aktiviste me kohë të plotë që e etiketoi përvojën si “absolutisht shqetësuese”.

Ajo i tha Metro-s: “Një prej derrave kishte një vrimë në të dy anët e saj dhe ishte e kanibalizuar. Ata po e hanin teksa ishte gjallë dhe nuk kishte as forcë të bërtas.

E zhgënjyer nga ato që panë, Goti ndezi një protestë jashtë fermës së derrave “në shkallë të gjerë” dhe tha që asaj iu bashkuan aktivistë nga e gjithë bota,  Kanadaja, Zelanda e Re, Spanja dhe Gjermania.

Red Tractor tha se është kryer një inspektim i pa paralajmëruar në fermë brenda gjashtë muajve të fundit, por nuk është dëshmuar asnjë nga kushtet e shikuara në video dhe foto.

Një zëdhënës shtoi: “Ne ishim të tronditur nga imazhet që pamë – mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve është një nga prioritetet tona kryesore dhe ne bëjmë çdo shkelje të standardeve tona shumë seriozisht.”

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA