Mediat kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

  “Akuzat për shkëmbim territoresh/ Rama padit në gjykatën e Prishtinës, Ramush Haradinajn”

Ndërkohë sot duket se lajmi ka zënë hapësirë të konsiderueshme në mediat serbe për raportimin e lajmit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA